Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Humbje që i jep “shuplakë” shpresave për titullin te Vllaznia, Edi Martini merr vendimin DRASTIK

Shkruar nga NEWSPORT
Humbje që i jep “shuplakë” shpresave për titullin te
Edi Martini

Vllaznia mori një tjetër humbje në Final Four, kësaj radhe kundër Egnatias me shifrat 1 – 2. Edhe pse në minutat e fundit të ndeshjes, skuadra shkodrane tregoi “shkëndija shprese”, nuk mori dot asnjë pikë në “Air Albania”.

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, mori vendimin drastik pas disfatës, duke mos dalë para mediave. Nga kampi i ekipit shkodran, u prononcua para mediave, zv/trajneri. Nuk është e qartë se çfarë po ndodh te Vllaznia.

Skuadra e drejtuar nga Martini e nisi “frikshëm” këtë sezon, por në vazhdimësi, filloi rënia dhe luhatja në rezultate. Edhe pse kampionatin e rregullt e mbyllën të parët, në dy ndeshjet e luajtura të Final Four, kanë dy humbje dhe 4 gola të pësuar.

Ndonëse matematika i lejon të shpresojnë për titullin, shanset që diçka e tillë të ndodh janë inekzistente, vetëm një ndeshje e mbetur.   

Poll

Lexo gjithashtu