Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Humbja minimale përballë Vllaznisë, Bellai “sms” lojtarëve: Duhet grintë dhe besim, kjo na mungon

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja minimale përballë Vllaznisë, Bellai “sms”
Arjan Bellai

Vllaznia ka mposhtur Vorën në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vorës, përfundoi 1-0 në favor të shkodranëve. Pas këtij dueli ka folur trajneri i vorakëve, Arjan Bellai. 

“Unë nuk mund të them për asnjë krah që të ndryshoj. Çunat që filluan dhe që u futën nga stoli, ndihmuan ekipin. Dua t’i përgëzoj për shpirtin që kishin përballë Vllaznisë që është në vendin e parë me meritë. U munduam që të mbanim në presing Vllazninë. Ia arritëm deri diku, kishim momente të mira në pjesën e parë, por e humbëm ekuilibrin, pasi na shënuan golin. Jam i pakënaqur nga goditjet standarde, që ne nuk sulmojmë, presim topin. Në futboll nëse nuk ke grintë dhe besim për të sulmuar topin, nuk shënon. Për fat të keq mbaroi dhe vazhdojmë.

Kasallën e heqim gjithmonë nga qendra pas sulmuesit, por jemi të detyruar që të luajmë me të uinger të majtë. Prenga nuk është 100% gati, kemi humbur titullar prej dëmtimeve. Jemi të detyruar që të çojmë Kasallën uinger. Por sa herë futet në qendër na jep impulset e veta, por duke e kaluar majtas kemi probleme me qendrën që të kemi futbollistin sa më afër portës. Por e bëjmë nga nevoja. Është si uinger i majtë, e bën më mirë nga të gjithë lojtarët që kemi.

Disa lojtarë në mesfushë nuk kanë eksperiencën e duhur. E filluam pjesën e parë shumë mirë, por kishim problem me topat e dytë. Vllaznia i ka lojtarët teknikisht dhe taktikisht. Të zgjidhin një moment të vetëm me Kallakun, Malën dhe ndonjë tjetër. Me ndërrimet gjithmonë humbasim në qendër, por i jep prioritet sulmit për të shënuar. Riskuam aty, prandaj u mbrojt gjatë ekipi, pasi futëm lojtarë shtatlartë që të na ndihmonin në lojë. Riskuam, provuam, por nuk ia arritëm.

Humbja e parë në 2026? Kemi veshët dhe sytë edhe nga ekipet e tjera rivale, gëzohemi kur humbasim. S’jemi ekip që s’mund të qëndrojmë në Superiore, po punojmë, por edhe gabojmë”, tha Bellai.

Poll

Lexo gjithashtu