Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Hasanbelliu 26 vite në “timonin” e Teutës, reagon Armand Duka: Shembull frymëzimi

Shkruar nga NEWSPORT
Hasanbelliu 26 vite në “timonin” e Teutës, reagon Armand
Hasanbelliu dhe Duka

Largimi i Edmond Hasanbelliu nga Teuta si President ka shkaktuar “tërmet” në futboll shqiptar. Ai ka qëndruar në menaxhimin e durrsakëve prej 26 vitesh. Në lidhje me këtë vendim të Hasanbelliut, ka reaguar edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Ai e ka falenderuar për kontributin kaq të gjatë Hasanbelliun, duke e konsideruar një shembull për investimin në sport: “Faleminderit, z. Edmond Hasanbelliu! 26 vite kontribut te Teuta, 26 vite kontribut në futbollin shqiptar, trofe të fituar, emocione pafund të dhuruara për sportdashësit durrsakë.

Kontributi i Hasanbelliut për rritjen e Teutës dhe futbollin shqiptar do të jenë gjithmonë një shembull frymëzimi për ata që investojnë në sport. Suksese në rrugëtimin e radhës!”     

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga