Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Bruno Ditën "e lënë nervat" në sfidën përballë Bylisit, shpërthen ndaj shokut të skuadrës pas kartonit të kuq (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Bruno Ditën "e lënë nervat" në sfidën
Goudiaby dhe Bruno Dita

Një moment tensioni u regjistrua në sfidën mes Bylisit dhe Dinamos, e cila përfundoi në barazimin 1-1.

Bëhet fjalë për mesfushorin Goudiaby, i cili u ndëshkua me të dytin e verdhë duke lënë të tijët me një lojtarë më pak, e që riktheu po ashtu baraspeshën numerike të lojtarëve në fushë, pasi dhe Përndreca plotësoi numrin e kartonëve në këtë përballje duke u nxjerrë jashtë nga gjyqtari. 

Një faull i panevojshëm që solli dhe ndërhyrjen e kryesorit Barjamaj, i cili s'e kurseu as lojtarin e miqve në minutën  67-të. Kjo solli dhe nervozizmin e senegalezit të cilin e lanë nervat duke shfryrë ndaj të gjithëve, përfshi këtu dhe shokun e tij të skuadrës, mbrojtësin Bruno Dita i cili i kërkoi llogari për këtë veprim të pamenduar. 

Goudiaby duhet të përballet kështu dhe pezullimin për ndeshjen e radhës si dhe me "qortimet" e trajnerit Ilir Daja i cili e quajti të papërgjegjshëm për mënyrën se si i mori kartonat. 

Poll

Lexo gjithashtu