Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Goli i pësuar na tronditi”, Mirel Josa: Peng pse nuk e futëm Teutën në presion

Shkruar nga NEWSPORT
"Goli i pësuar na tronditi”, Mirel Josa: Peng pse nuk e
Mirel Josa

Trajneri i Bylis Mirel Josa ka folur pas disfatës me Teutën në transfertë, duke u ndalur në pika të caktuara që penalizuan ballshiotët. Pas 6 javë Superiore, Bylis numëron 6 pikë, e përkthyer me vendin e 7-të në tabelë: “Ishte një ndeshje që u luajti me një sistem loje.

Duhet te kishim qenë në pjesë e parë shumë të qetë. Të kalonim linjën e topit me anësorët tanë. Goli na tronditi. Më vjen keq që pas momentit të golit duhet të ishim të shpejtë. Problemi është se të 3 lojtarët që u futën si zëvendësues nuk kishin qetësin e duhur.

Ne kur qarkullonim topin nga mesfusha nuk duhte të shkonim nga pasimi mesëm të pasimi i gjatë. Problemi ishte te Malomo. Duhte të mbështesnim më shumë pasimet e Ibrahimit. Ne pjesë e parë duhte të kalonim linjat e kundërshtarit, më lëvizjet e sulmuesit dhe gjysmë-sulmuesit.

Kur fillonim të fitonim topat me Camara, duhte të kalonim linjën përmes sulmuesit Ibrahimi apo Malomo. Keqardhje kur humb një ndeshje. Normale që ndodh në futboll. Puna është se si do i rikuperojmë gjërat në të ardhemn. Peng përse nuk e futëm Teutën në presion. Ne 30 metrat e fundit nuk duhet të shkonim me topa të gjatë”.             

Poll

Lexo gjithashtu