Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Goli i pësuar në fund? Duhet të shkojmë në Kishë ose Xhami”, Arjan Bellai shpjegon humbjen kundër Bylisit: Nuk është ndeshja e parë që ndodh kështu

Shkruar nga NEWSPORT
“Goli i pësuar në fund? Duhet të shkojmë në
Arjan Bellai

Vora po përjeton momentin më të vështirë gjatë këtij sezoni. Në 5 ndeshjet e fundit të kampionatit, ekipi i drejtuar nga Arjan Bellai nuk ka asnjë fitore, e përkthyer me 4 humbje dhe 1 barazim. Rezultati i fundit negativ për Vorën ishte sot ndaj Bylistit, disfata 0 – 1 në stadiumin “Adush Muça”. Pas këtij raundi, Vora ka rënë në pozitën e 8-të, ndërsa pas ndeshjesh ka folur trajneri Bellai për mediat:

“Duhet të bënim diça më shumë në minutat e fundit. Duhet të punojmë në këtë drejtim. Nuk është ndeshja e parë që ndodh diçka e tillë, para pësojmë gol në fund.

Duhet të shkojmë në Kishë ose në Xhami për këtë gjë. Krijuam 3-4 raste, por nuk shënuam asnjë gol. Duhet të punojmë shumë nga ana pisikologjike.

Rikthimi i Kasallës mund të na ndihmojë akoma më shumë. Problemi erdhi nga krahu i majtë. Ndeshja u humb në momentin kur Mario kërkoi zëvendësim, sepse është mendja e mesfushës sonë.

Në minuata e fundit nuk ka kohë për asgjë. Do të analizojmë gjithçka pas kësaj sfide. Sa hërë që kemi mungesë përqendrimi, pësojmë gol.

Kështu ndodhi edhe kundër Dinamos. Besojë se ishim të mbushur në zonën tonë, por… Ju e shikoni më thjeshtë, unë nuk e kam parë akoma”.        

Poll

Lexo gjithashtu