Dinamo u mposht nga Flamurtari në Vlorë me rezultatin 1-3 për llogari të javës së 33-të në Abissnet Superiore.
Pas këtij dueli, ka folur dhe trajneri Ilir Daja.
"Më vjen keq nga kjo lojë. E mirë në pjesën e parë, pavarësisht se nuk dua të justifkoj lojtarët e mi. Prapë muzndet dhe ne e kishim për objektivin tonë. Mund të kishin bërë një sakrificë më të madhe lojtarët, të nxirrnin shpirtin, për të mbajtur atë pjesë të parë të mirë që bënë.
Goli i parë? Ra vëmendja apo problemet e lodhjes? Do thoja jo, sepse pas golit të parë nuk e ndjemë shumë atë. Erdhi pas golit të dytë nga goditja standarde, pastaj prishëm ekuilibrat. Luajtëm gjithçka për gjithçka. Na kapën disa herë në kundërsulm dhe pastaj një lojtar si Maksuti është e vështirë mos t'i linim hapësira si dhe për lojtarët e krahut.
Keni dhe tre javë kampionat? Motivi psikologjia dhe energjia? Ajo që vështirëson atë situatë sepse jemi në ngarkesë në të dyja frontet, si në Kupë dhe Kampionat që vlejnë të dyja. Është një motiv më shumë për lojtarët. Edhe lojtarët tanë që janë shumë të lodhur. Qefalia dhe Neziri që vinte nga një problem si dhe për Beqja që e kishim përgatitur që në start. Duhet të rrotulloheshim me 12 vetë dhe disa prej tyre vinin nga lodhja.
Duhet të kishte arbitër më me prezencë. Nuk e them që ndikoi, por në një ndeshje të tillë duhet më shumë respekt. Duhet të ishte një arbitër më me eksperiencë në lojë.
Do vazhdojmë se jemi aty. Kjo ndeshje ishte dhe për objektivat tonë. Edhe Flamurtari ka objektivat e veta dhe ne që të futemi në Final Four", tha Daja.
