Pas fitores kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të në Superiore, trajneri i Vllaznisë Edi Martini, foli për mediat:
“Dua t’i bëjë kompelimente Partizanit dhe trajnerit Kërnaja, ia uroi me gjithë shpirt. Ndeshje e fortë dhe e dinim se do të vuanim. I kishim marrë masat mirë. Në këtë moment janë shumë të rëndësishëm pikët, se sa loja.
Sot kalova Gurishtën nga e djathta. Kisha qejf të mbaja lojën në ekuulibër, nuk doja të kaloja në aventurë. Normalisht, në pjesën e dytë kemi nxjerrë nga loja mbrojtës dhe futëm lojtarë ofensiv.
Edhe zëvendësimi i Bekim Balaj ishte i përgatitur. Gjithçka ishte përgatitur. Pasimet në thellësi na vendosën disis në vështirësi, por ishim në superioritet numerik.
Dua të vlerësoj tej mase portierin tonë, i cili priti 2 goditje vendimtare. Çfarë dëmtimi ka Pusi? Nuk jam doktor. Dua ta marrim vesh të gjithë që jam i veçantë”.
