Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Gjyqtari i FIFA-s zbarkon në “Selman Stërmasi”, njihuni me ARBITRAT që do të vendosin drejtësi në Tirana – Vora (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Gjyqtari i FIFA-s zbarkon në “Selman Stërmasi”, njihuni me
Fotomontazh / Arbitrat - Superiore

Tirana dhe Vora do të përballen sot në kuadër të javës së 29-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të nisë në orën 15:00.

Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave të kësaj sfide. Kryesor i kësaj sfide do të jetë Enea Jorgji, ndërsa asistentët e tij do të jenë Ridiger Çokaj dhe Devis Korreshi.

Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Laver Alla. Ndërsa nga dhoma e sistemit VAR në ndihmë të kryesorit Jorgji do të vijnë Dorjan Maletaj dhe asistenti i tij, Albert Doda.

Arbitër kryesor: Enea Jorgji
Asistent 1: Ridiger Çokaj
Asistent 2: Devis Korreshi
Arbitër i 4: Laver Alla
VAR: Dorjan Maletaj
aVAR: Albert Doda

Poll

Lexo gjithashtu