Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Gjyqtari i Egnatia-Flamurtari mbylli pjesën e parë dhe më pas shkoi në VAR, Klajdi Kola për kartonin e kuq: Vendim i drejtë, por Laver Alla gaboi kur...

Shkruar nga NEWSPORT
Gjyqtari i Egnatia-Flamurtari mbylli pjesën e parë dhe më pas
Ilustrim: Klajdi Kola - momenti i kartonit të kuq

Egnatia u mposht në shtëpi nga Flamurtari, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, përfundoi me shifrat 0-2 në favor të vlonjatëve.

Por një nga momentet më të çuditshme të kësaj sfide, ndodhi në fund të pjesës së parë. Gjyqtari kryesor i sfidës, Laver Alla vërshëlleu, duke mbyllur fraksionin e parë, por riktheu ekipet në fushë pak sekonda më vonë, për të rishikuar një rast në VAR, duke nxjerrë më pas me karton të kuq mbrojtësin e rrogozhinasve, Arbenit Xhemajlin.

Për këtë moment ka folur edhe specialisti i moviolës në emisionin “Supergol” në RTSH, Klajdi Kola. Sipas këtij të fundit, ajo situatë ndodhi për gabim të arbitrit Alla, por thekson se ndërhyrja e VAR-it ishte sipas rregullores, pra kartoni i kuq ishte i drejtë.

“Alla ka vërshëllyer për mbarimin e lojës. Arbitri i katërt ka qenë më i qartë, ka tentuar të mbajë lojtarët në fushën e lojës deri në konfirmimin e sistemit VAR. Edhe Alla është me top në dorë duke pritur, por ishte gabim i tij, i cili mbylli pjesën e parë pa diskutuar me sistemin VAR. Sistemi VAR nuk ndërhyn kur rinis sërish loja, është gabim i Allës që vërshëllen për mbylljen e pjesës së parë”, tha Klajdi Kola.

 

Poll

Lexo gjithashtu