Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E pazakontë në Superiore! Arbitri mbyll pjesën e parë, rikthen ekipet në fushë pas pak sekondash dhe nxjerr kartonin e kuq (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
E pazakontë në Superiore! Arbitri mbyll pjesën e parë,
Egnatia - Flamurtari

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen mes Egnatias dhe Flamurtarit. Pjesa e parë e kësaj sfide të vlefshme për javën e 32-të të Superiores, u mbyll 0-1 në favor të vlonjatëve.

Por episodi u regjistrua në fund të fraksionit të parë. Gjyqtari kryesor i sfidës, Laver Alla vërshëlleu dhe mbylli pjesën e parë, por vetëm disa sekonda më pas vendosi të rikthente ekipet në fushë.

Kjo për shkak të një ndërhyrje të Arbenit Xhemajlit ndaj Bintsoukës të Flamurtarit. Alla e rishikoi momentin në VAR, teksa më pas ndëshkoi Xhemajlin e Egnatias me karton të kuq.

Poll

Lexo gjithashtu