Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FOTO/ U kap me grushte me Adrian Bardhin, trajneri i Tiranës i del në krah Tefik Osmanit, dikur drejtonte Dinamon

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ U kap me grushte me Adrian Bardhin, trajneri i Tiranës i del në
Tefik Osmani - Adrian Bardhi

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi goditi me grusht drejtorin sportiv Vllaznisë, Tefik Osmanin menjëherë pas ndeshjes. Duel ky që u fitua nga shkodranët, të cilët sigurojnë edhe finalen e 12 majit.

Por përplasja mes 2 zyrtarëve të klubeve ka marrë padiksutim vëmendjen e të gjithëve, pasi diçka e paprecedentë ndodhi në futbollin shqiptar.Siç është mësuar më pas Osmani është shoqëruar nga policia, teksa ditën e sotme në mbështetje të tij ka dalë trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi.

Timonieri i bardhebluve ka postuar një foto me Osmanin në makinë.  Ndërkohë vlen të theksohet se Shkëmbi dhe Osmani janë miq shumë të mirë mes tyre, pasi në të kaluarën kanë luajtur për disa vite së bashku te skuadra e Skënderbeut, por nga krahu tjetër timoniri i Tiranës gjithashtu në të kaluarën ka drejtuar edhe Dinamon.

Por në këtë histori ka vendosur të jetë në krah të shokut të tij, duke i dhënë mbështetje në këtë moment delikat.

FOTO/ U kap me grushte me Adrian Bardhin, trajneri i Tiranës i del në
Postimi i Bledi Shkembit

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga