
Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi
Vllaznia arriti një fitore të rëndësishme ditën e sotme ndaj Dinamos me rezultatin 2-1. Skuadra shkodranë është kualifikuar në finale të “Final 4” ku do të përballen me njërën mes Partizanit dhe Egnatias.
Në përfundimin e takimit të sotëm të zhvilluar në “Arenën Kombëtare” ka ndodhur. Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi ka goditur me grusht drejtorin sportiv të klubit shkodran, Tefik Osmanin.
Kjo ndodhi u konfirmua drejtpërsëdrejti në emisionin “Supergol” të RTSH Sport. Ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti midis Bardhit dhe Osmanit, por padyshim që rezultati i sotëm ka lënë një shije të hidhur.
Poll