
Gentian Selmani
Ekipi i Tiranës ishte drejt “greminës” deri në javët e fundit për të rënë nga Kategoria, por një fitore ndaj Pogradecit i siguroi qëndrimin në elitë. Një prej protagonistëve në kryeqytet ishte padyshim porteri Gentian Selmani, i cili i ka nisur pushimet shumë herët.
Gardiani i bardhebluve ka publikuar së fundmi një fotografi ku po shijon pushimet në Barcelonë me një mot të mrekullueshëm. Megjithatë, Selmani ka me vete edhe një prej shokëve të ekipit.
Është portieri Leon Kozi që shihet në shoqërinë e 27-vjeçarit në Spanjë. Të dy bëjnë pjesë në klubin e Tiranës. Gentian Selmani ishte titullar në Superiore ku kreu të 36-ta paraqitjet, por Kozi nuk regjistroi asnjë.
