
Foto ilustruese
Egnatia dhe Partizani do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur gjysmëfinalen e “Final Four”. Supersfida që do të zhvillohet në “Arena Kombëtare”, do të nisë në orën 20:00.
Kompanitë e basteve kanë thënë “fjalën e tyre” për këtë ndeshje, teksa favorit mbetet Egnatia.
Koefiçenti për një fitore të mundshme të rrogozhinasve fillon nga 2.15 e deri në 2.25. Ndërkohë që për barazim, koefiçenti nis nga 2.8 deri në 3.15. Në krahun tjetër, triumfi i mundshëm i “Demave të Kuq”, kuotohet nga 3.1 deri në 3.35.
Kujtojmë se fitues i duelit të sotëm, do të përballet më 12 maj me Vllaninë, në finalen e madhe të titullit kampion të Superiores.

Koefiçentet e kompanive të bastvee, Egnatia – Partizani
Poll