Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Fokusi te supersfida në "Selman Stërmasi", mbijetesa në finalet "jetike"! Mesjava ofron spektakël në Superiore (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Fokusi te supersfida në "Selman Stërmasi", mbijetesa në
"Abissnet Superiore"

Java e 35-të e Abissnet Superiore do të rikthehet këtë të mërkurë me 5 sfidat e radhës, të cilat sikurse të shtunën e kaluar do të luhen në të njëjtën orë, 16:00.

Nga “kreu” e deri tek “mbijetesa”, gjithçka do të luhet në dy fronte të ndara pasi java që lamë pas bëri që gara të vijojë të mbetet e hapur për verdiktet përfundimtare.

Kështu, Elbasani kryesues i tabelës së klasifikimit do të udhëtojë drejt Ballshit për përballjen me Bylisin. Të besuarit e trajnerit Ivan Gvozdenovic do kërkojnë të lënë pas atë disfatë të rëndë ndaj Vorës teksa gjejnë këtë herë një tjetër skuadër që lufton për mbijetesën. “Djemtë” ballshiotë nën udhëheqjen e Mirel Josës do tentojë të vazhdojnë ecurinë pozitive prej dy fitoreve radhazi në javët e fundit.

Sakaq, edhe Vllaznia vjen në kryeqytet për duelin me Tiranën, një tjetër sfidë “fotokopje” mes kreut dhe mbijetesës. Shkodranët shkojnë në stadiumin “Selman Stërmasi” për të hedhur pas krahëve humbjen me Bylisin, ndërsa gjejnë bardheblutë e Orges Shehit që kërkojnë po ashtu shpëtimin nga rënia.

Në frontet e tjera, Egnatia e vendit të tretë pret Partizanin në “Arena Egnatia”, ndërsa Teuta shkon në Vlorë për ndeshjen me flamurtarin e vendit të fundit në tabelë.

Po ashtu, fokusin pritet ta ketë dhe përballja mes Dinamo Cityt dhe Vorës, e planifikuar për t’u zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

JAVA 35

Bylis - Elbasani, stadiumi "Adush Muçaj", ora 16:00

Dinamo - Vora, stadiumi "Air Albania", ora 16:00

Egnatia - Partizani, stadiumi "Arena Egnatia", ora 16:00

Flamurtari - Teuta, stadiumi "Flamurtari", ora 16:00

Tirana - Vllaznia, stadiumi "Selman Stërmasi", ora 16:00

 

Poll

Lexo gjithashtu