Flamurtari dhe Elbasani do të sfidohen mes tyre në kuadër të javës së 10-të të kampionatit. Përballje kjo që do të startojë në orën 17:00 dhe që do të luhet në Vlorë.
Vlonjatët me në krye Francesco Morieron do të synojnë fitoren e dytë rresht në kampionat, njëjtë siç elbasanasit e Ivan Gvozdenovic do të tentojnë vazhdimësinë. Kjo përballje do të jetë edhe një duel interesant mes dy timonierëve, të cilët janë përballur 3 herë mes tyre në sezonin e kaluar.
Italiani ka mundur të dalë 2 herë fitues ndaj serbit, sigurisht kur ishte në drejtimin e Laçit. Ndërkohë një fitore ka mundur të marrë timonieri i Elbasanit. Statistikë kjo që tregon se sfida e Vlorës do të jetë mjaft e luftuar dhe të dy trajnerët do të synojnë të thellojnë statistikat e tyre.
