Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Flamurtari “fik” tifozët e Tiranës, merr VENDIMIN për biletat 2 ditë para ndeshjes

Shkruar nga NEWSPORT
Flamurtari “fik” tifozët e Tiranës, merr VENDIMIN për
Tirana - Flamurtari

Flamurtari do të presë në shtëpi Tiranën këtë të premte, në kuadër të javës së 30-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Vlorës, do të nisë në orën 19:00.

Ndërkohë, dy ditë para këtij dueli, klubi vlonjat ka nxjerrë në shitje edhe biletat për këtë sfidë.

Një biletë për tifozët vendas në tribunat A, B dhe C, do të kushtojë 300 lekë të reja. Ndërsa për ta parë ndeshjen nga tribuna qendrore, do të duhet të paguash 1500 lekë të reja për biletën.

Në krahun tjetër, një biletë për tifozët miq, në këtë rast ata bardheblutë, do të kushtojë 500 lekë të reja, 200 lekë më shumë se për vlonjatët. Ndërsa hyrja për gratë dhe vajzat, do të jetë falas.

Flamurtari “fik” tifozët e Tiranës, merr VENDIMIN për
 

 

Poll

Lexo gjithashtu