Tirana ka fituar në shtëpi përballë Vorës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 3-0. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Orges Shehi.
“Patjetër që kërkuam të krijonim një dendësi, duke futur Kobiljar në linjat anësore. Por duke marrë masa edhe në tranzicione, me Patrik dhe Rafa, pasi Vora është e fortë në kundërsulme. Nuk shkoi gjithçka vaj. Me Mehmetin kërkuam thellësi, duke mos e zbritur asnjëherë. Gjatë ndeshjes ka edhe problematike.
Por gjendja fizike nuk është ajo e duhura. Jemi munduar të menaxhojmë lojën edhe për gjendjen fizike të lojtarëve. Xhixha dhe Tabekou pothuajse s’kanë bërë stërvitje fare, por donim 2 forca të reja. Duhej një siguresë aty në mbrojtje, duke u rreshtuar me 5. Edhe me ndërrimet e Vorës, dolën me sulmues duheshin marrë masa për shtatlartëisë. Menduam që në pjesën e dytë ta zgjidhnim me një bllok të mesëm.
Por duhej që të ruanim pak edhe energjitë e Mehmetit. Por edhe për të qenë afër Kobiljar, pasi në pjesën e parë vuajtëm prej Bardhit pasi i sulmon shumë zonat. Mendoj që e zgjodhëm këtë edhe për shkak të rezultatit sepse ishte 1-0, por edhe për të ruajtur energjinë, për të shfrytëzuar edhe hapësira që ata linin mbrapa.
Duke pasur Alvarez dhe Kobiljar, donim vertikalin dhe me këmbën e kundër për të ndryshuar krahun e lojës. Duke mbushur qendrën, ndërrimin e krahut të lojës e bënim me forca. Por edhe për t’u rinisur, si në rastin e Tabekou që sulmoj drejt portës. Mos të harrojmë që Tabekou ka sakrifikuar shumë, gjithë kohën ka qenë pa stërvitje, por duke u kthyer edhe mbrapa.
Erdha, pashë fitova, por Xhixha e bëri hyra, shënova dhe fitova. 17 minuta luajti, kishte probleme që u zëvendësua apo u ruajt për Flamurtarin? Ishte për shkak të gjendjes së tij fizike, sot ka luajtur me injeksione. U fut si lider i vërtetë, zgjidhi ndeshjen dhe të mos kishte probleme mendova që ta zëvendësoja. Futa edhe Voglin që kishte për detyrë që të mbyllte qendrën. Xhixhën duhej ta ruanim”, tha Shehi.
