Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Fitorja ishte detyrim ndaj Vllaznisë në shtëpi”, Ivan Gvozdenovic me “këmbë në tokë": Jemi në rregull, por kampionati është i gjatë

Shkruar nga NEWSPORT
“Fitorja ishte detyrim ndaj Vllaznisë në shtëpi”,
Ivan Gvozdenovic

Skuadra e Elbasanit ka marrë e vetme kreun në Superiore pas 15 javësh me 29 pikë. Fitorja e fundit ndaj Vllaznisë merr më shumë vlerë, pasi ata mposhtën një rival të drejtpërdrejtë për titullin. Pas ndeshjes ka folur trajneri i verdhebluve Ivan Gvozdenovic:

“Kam respekt për Vllazinë. Sot ishte një derbi për vendin e parë. Kemi 4 apo 5 pikë më shumë se ekipi shkodranë aktualisht. Sot ishim në shtëpi, pra ishte detyrim për ne fitorja. Duhet të mendojmë për javën tjetër. Ndaj Vorës kemi peng, marrë shkas nga ndeshja e fazës së parë.

Pas kartonit të kuq të Vllaznisë, bëmë presion ultra-ofensiv, pra me 4-3-3. Në pjesë e dytë vazhduam njësojë, por më ndërrime përsa i takon emrave.

Kundër Teutës nuk dhanë maksimumin zëvendësim, ndërsa sot funksionojë ndryshe. Vendi i parë? Jemi në rregull, por kampionati është i gjatë. Kemi edhe 3 ndeshje deri në fund të vitit. Të qëndrojmë me këmbë në tokë”.    

Poll

Lexo gjithashtu