Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Fitoi zemrat e tifozëve të kuq, Sidibe i uritur: Misioni vazhdon

Shkruar nga NEWSPORT
Fitoi zemrat e tifozëve të kuq, Sidibe i uritur: Misioni vazhdon
Sekou Sidibe

Përballja me Vorën të dielën shihet me rëndësi të lartë te Partizani. “Demat e Kuq”, të pozicionuar në vendin e katërt në tabelë me 42 pikë, 3 më shumë se Dinamo, kërkojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive me objektivin drejt "Final Four”.

Për të ndezur akoma dhe më shumë emocionet e tifozëve, ka menduar sulmuesi Sekou Sidibe, i cili në një postim në Instastory ka hedhur foton e grupit të bashkuar me mbishkrimin: Misioni vazhdon.

Lojtari i “Demave” ndihet i karikuar për ndeshjen e radhës dhe beson se skuadra e tij mund t’ia dalë edhe përballë një ekipi që lufton momentalisht për të mbijetuar në Superiore.

Sidibe cilësohet edhe si njeriu që ka fituar zemrat e tifozave “Guerrils” pasi paraqitjet e belgut kanë ndihmuar ekipin e Kërnajës të ngjitet më lart në klasifikimin e përgjithshëm të Abissnet Superiore.

Fitoi zemrat e tifozëve të kuq, Sidibe i uritur: Misioni vazhdon
Postimi i Sekou Sidibe në Instastory

 

Poll

Lexo gjithashtu