Këtë të hënë u mbajt mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025”, ku u ndanë çmimet për më të mirët e vitit. Çmimet “Topi i Artë” dhe “Këpuca e artë” i takuan Bekim Balajt, me sulmuesin e Vllaznisë që mori këto trofe individual pas një viti të suksesshëm. I cili vlen të theksohet se ai ka realizuar 19 gola në këtë edicion, duke u renditur në vendin e parë në listën e golashënuesve.
Sigurish që urimet nga familjarët, miqtë dhe tifozët nuk kanë munguar në asnjë moment për sulmuesin e ekipit shkodran. Edhe më interesante është fakti se për këtë arritje Balaj është përgëzuar edhe nga klubi gjerman, SK Sturm Graz.
Kjo pasi FSHF ka postuar në faqen zyrtare të saj në “Instagram”, foton e Balajt me çmimin e fituar, ndërsa në mesin e komenteve uruese bën pjesë edhe Sturm Garz, i cili ka shkruar: Urime, Bekim!.
View this post on Instagram
