Vllaznia
Vllaznia do të presë të shtunën Bylisin për llogari të javës së 34-të në Abissnet Superiore, sfidë e cila do të luhet në orën 16:00.
Megjithatë, tek shkodranët kanë një arsye për të festuar dhe kjo për meritë të portierit Leeon Pohls, i cili sot feston ditëlindjen, duke marrë urimet e klubit në një postim të bërë nga këta të fundit në rrjetin e tyre social.
"Futbollisti Leeon Pohls feston sot 29 vjetorin e lindjes. Me këtë rast, familja e madhe kuqeblu i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura. Urime ditëlindjen", shkruhet në urimin e veçantë për gardianin e portës.
Poll
