Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Entuziastë”, Dejvi Bregu ua bën “8 me 2” shkodranëve: S’i kemi frikë, i mundëm në fushë!

Shkruar nga NEWSPORT
“Entuziastë”, Dejvi Bregu ua bën “8 me 2”
Dejvi Bregu - Vllaznia

Sulmuesi i Dinamos, Dejvi Bregu ishte i ftuar mbrëmë në “Rubrika Sportive” në RTSH. Futbollisti vlonjat është ndalur të flasë edhe për Vllazninë, si një nga skuadrat më të forta të momentit në Superiore.

Megjithatë, për Bregun në kampin shkodran ka entuziazëm. Ndër të tjera, sulmuesi dinamovit shton se ai dhe ekipi i tij nuk e kanë aspak frikë Vllazninë, për shkak se në fushën e lojës i mundën.

Hygerta Sako: Vllaznia po kalon një formë të mirë dhe ju jeni i vetmi ekip që e keni mundur. Gjithçka u duk shumë thjeshtë.

Dejvi Bregu: Duket qartë që ata kanë entuziazëm, stafi teknik ndoshta ka gjetur edhe atmosferën te ekipi. Por që ngelet për t’u parë pasi kampionati është shumë i gjatë. Sa për të pasur frikë, ti e the vetë që s’e kemi frikë as Vllaznië e asnjë ekip. As ata s’na kanë frikë ne, por që fusha deri tani ka treguar që ne e kemi mundur.

Poll

Lexo gjithashtu