Yoan Epitaux
Elbasani ka konfirmuar zyrtarisht afrimin më të ri në organikën e skuadrës. Bëhet fjalë për mbrojtësin 25-vjeçar Yoan Epitaux.
Klubi ka bërë të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale me një mesazh mirëseardhjeje për lojtarin. Epitaux ka luajtur në ligën e dytë zvicerane me Neuchâtel Xamax FCS.
Ky përforcim pritet të sjellë më shumë cilësi në formacionin e Elbasanit, teksa skuadra vijon planet për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri.
View this post on Instagram
Poll
