Alesio Mija
Alesio Mija nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Sheriff Tiraspol. Mbrojtësi 25-vjeçar dhe klubi i njohur moldav kanë rënë dakord për t’i dhënë fund bashkëpunimit mes tyre.
Kontrata e mbrojtësit me Sheriff përfundon më 30 qershor, por nuk është dakordësuar për rinovim. Kështu, Mija del si lojtar i lirë në tregun e transferime dhe “okazion” për disa klube.
Kujtojmë se 25-vjeçari është një lojtar që në Shqipëri ka luajtur vetëm me Dinamon, i dalë pikërisht nga akademia e tyre. Ndërsa në vitin 2024 u shit për 60 mijë euro te Sheriff Tiraspol.
View this post on Instagram
Poll
