Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“3 vite me emocione, suksese dhe trofe”, mbrojtësi veteran i jep lamtumirën Dinamos: Faleminderit për gjithçka!

Shkruar nga NEWSPORT
“3 vite me emocione, suksese dhe trofe”, mbrojtësi veteran i
Rustem Hoxha dhe ekipi i Dinamos

Rustem Hoxha nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Dinamos, ashtu sic njoftoi edhe klubi disa orë më parë. Ndërsa së fundmi është vetë qendërmbrojtësi ai i cili ka reaguar në rrjetet sociale.

34-vjeçari nuk ka kursyer elozhet dhe falënderimet për klubin kryeqytetas. Kujtojmë se Hoxha u bashkua me Dinamon në korrik të vitit 2023, pasi mbylli aventurën me Ballkanin.

Ndërsa vlen të theksohet se 34-vjeçari është prej 1 viti jashtë fushës së blertë, për shkak të një dëmtimi të rëndë që pësoi verën e shkuar.

REAGIMI:

Mbas 3 vitesh të mbushura me emocione, suksese dhe trofe, nga sot nuk do të jem më pjesë e Dinamos. Dua të falënderoj nga zemra të gjithë familjen e madhe dinamovite: presidentin, stafin, shokët e skuadrës dhe tifozët për mbështetjen dhe besimin gjatë gjithë kësaj periudhe. I uroj Dinamos shumë suksese në vazhdim. Faleminderit për gjithçka!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rustem Hoxha (@rustem_hoxha5)

Poll

Lexo gjithashtu