Lorenco Vila do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Dinamos. Ashtu siç raportoi “Neësport.al” rreth një muaj më parë, sulmuesi 27-vjeçar ka vendosur që të rinovojë me kryeqytetasit.
Vila ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, që e mban atë të lidhur me “Nëndetësen” deri në verën e vitit 2028. Ndërsa lajmin për këtë rinovim e ka bërë të ditur vetë klubi i Superiores.
NJOFTIMI:
Lorenco Vila, edhe 2 vite blu!
Vazhdojmë bashkë edhe me Lorenco Vilën. FC Dinamo dëshiron të bëjë me dije se ka rinovuar kontratën për dy vitet e ardhshme me futbollistin Lorenco Vila, pjesë e rëndësishme e jona gjatë 3 sezoneve të fundit.
Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi e shohin këtë lojtar si një element me vlera në projektin ambicioz për t’i çuar 18 herë kampionët e vendit në majën e futbollit shqiptar.
Me kualitetin që zotëron dhe pjekurinë që ka fituar tashmë me fanellën dinamovite, besojmë fort se Vila është një nga ata lojtarë që do të marrin rolin e liderit të skuadrës sonë.

