Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U largua para disa orësh nga ekipi i kuq, Tirana nuk humb kohë! Bardheblutë shumë pranë afrimit të mesfushorit “shkatërrues”

Shkruar nga NEWSPORT
U largua para disa orësh nga ekipi i kuq, Tirana nuk humb kohë!
Tirana

Vetëm para disa orësh, klubi i Gjilanit përmes postimit në rrjetet sociale, ka bërë publike vendimin për mbylljen e bashkëpunimit me mesfushorin defensiv Shqiprim Taipi.

“Shkatërruesi” pasi ka mbyllur kapitullin me klubin e kuq nga Superliga e Kosovës, është në kërkim të një ekipi të ri. Sipas raportimeve nga Kosova, Taipi është kontaktuar nga Tirana dhe kanë nisur bisedimet mes palëve.

Interesimi për 29-vjeçarin nuk mungon nga Kosova, ama deri tani “pista” më serioze duket të jetë “rekordmenët” e Shqipërisë, Tirana.        

Poll

Lexo gjithashtu