Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Rrufe” në qiell të hapur për Gjermaninë, trajneri Nagelsmann humb lojtarin kyç në mes të Botërorit

Shkruar nga NEWSPORT
“Rrufe” në qiell të hapur për Gjermaninë,
Niclas Schlotterbeck dhe Joshua Kimmich

Dy fitore dhe tri pikë për Gjermaninë, por me pasoja për një prej titullarëve të trajnerit Julian Nagelsmann.

Sipas raportimeve të fundit, mbrojtësi Niclas Schlotterbeck është dëmtuar dhe ka mbyllur zyrtarisht Kupën e Botës, duke ia shtuar hallet “Pancerave” sa i përket linjës defensive.

Shtatlarti gjerman ndjeu shqetësime në ndeshjen e fundit të fituar ndaj Bregut të Fildishtë, duke u zëvendësuar pas përfundimit të pjesës së parë.

Sigurisht, një lajm aspak i mirë për Nagelsmann i cili duhet t’i bëjë llogaritë për duelin e fundit në grupin E që do të luhet përballë Ekuadorit.

Poll

Lexo gjithashtu