Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Elbasani ekipi i parë “evropian” nga Superiorja, mësoni se kur zbresin në fushë edhe skuadrat e tjera (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Elbasani ekipi i parë “evropian” nga Superiorja, mësoni se
Champions League - Abissnet Superiore - Conference League

UEFA ka zbardhur axhendën për ndeshjen e fazës së parë kualifikuese si në Champions League ashtu edhe në Conference League. Edhe ekipet e Superiores kanë mësuar se kur do të zbresin në fushë për ndeshjet e para.

Duke nisur prej orës 20:00 më 7 korrik, Elbasani do të presë në shtëpi BATE Borisov.

Ndërsa më 8 korrik, Egnatia do të luajë ndeshjen e parë të fazës së parë të Ligës së Kampionëve përballë Petrocub. Sifda që do të zhvillohet në “Stadionul Zimbru” të Chisinau, do të nisë në orën 19:00.

Një ditë më vonë, pra më 9 korrik në orën 20:00, Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi” Malishevën. Në po të njëjtën ditë, por në orën 21:00, Dinamo do të luajë aktin e parë ndaj Astanës.

Poll

Lexo gjithashtu