Para disa minutash, klubi i Vllaznisë ka zyrtarizuar marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit të krahut Xhezair Avduli. Talenti 22-vjeçar vjen nga ekipi i Arsimit të Maqedonisë së Veriut.
Tashmë, trajneri Edi Martinit ka më shumë opsione në fazën defnsive, ndërsa ndeshja me Malishevën në raundin e parë të Conference League po afron.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri në skuadër, Xhezair Avduli, mbrojtësin e majtë 21-vjeçar, i cili bashkohet me kuqeblutë me një kontratë 3-vjeçare.
Avduli vjen si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer mes klubit tonë dhe KF Arsimi nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Një futbollist i ri, me potencial dhe perspektivë për të ardhmen, që do të jetë pjesë e projektit tonë afatgjatë.
I urojmë Xhezairit shumë suksese me fanellën kuqeblu dhe sa më shumë arritje në familjen e madhe të Vllaznisë”, ka shkruar klubi shkodran.
View this post on Instagram
