Elbasani do të përballet me Flamurtarin, të mëkurën në orën 17:00, ndeshje e cila do të luhet në “Elbasan Arena”. Dueli mes dy ekipeve të cilat synojnë pikët dhe ngjitje në klasifikim është i vlefshëm për javën e 19-të të Abissnet Superiores.
Kështu që për sfidën e cila premton shumë, klubi “verdheblu” ka nxjerrë në shitje edhe biletat me çmimet përkatëse.
Bileta në tibunën C, kushton 200 lekë e cila në fakt është edhe ajo më e lira. Ndërsa në tribunë ku do jenë miqtë G3, një biletë ka çmimin e 500 lekëve.
Ndërkohë në tribunat E, D dhe F tifozët mund të blejnë një biletë për çmimin 300 lekë. Sa i takon tribunave A dhe B, bileta ka vlerën e 1000 lekëve. Më e kushtueshmja është bileta e zonës “VIP”, e cila është 2000 lekë.
