Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Elbasani për "pathyeshmërinë" në kryeqytet, verdheblutë duhet të "përtypin" dhe mungesat e rëndësishme

Shkruar nga NEWSPORT
Elbasani për "pathyeshmërinë" në kryeqytet,
Dinamo-Elbasani

Elbasani luan në kryeqytet një nga “finalet” e parakohshme në kampionat, teksa gjen përballë Dinamon e Ilir Dajës në javën e 30-të të Abissnet Superiore.

“Djemtë” e Ivan Gvozdenovic janë ndalur vetëm dy herë në barazim në pesë javët e fundit, krahas tri fitoreve, ecuri kjo e cila favorizon skuadrën e trajnerit serb ndaj kryeqytetasve të cilët ndodhen në krizë rezultatesh, ku në tre javët e fundit kanë marrë vetëm një pikë.

Shqetësimet në formacion mbeten e vetmja “nyje” që mërzit në njëfarë mënyre Gvozdenovic. Një nga më të rëndësishmit që i përket fazës së mbrojtjes, i cili është dhe kapiteni i verdhebluve, Bruno Lulaj, nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e sotme në orën 17:00, ndërsa listës së mungesave i shtohen dhe “mushkëritë” e mesfushës si Ibrahima Dialo dhe Kristo Qose si dhe portieri Janacek.

Megjithatë, kjo nuk pritet të jetë pengesë për Elbasanin, pasi dhe në stol mund të vijnë emrat që mund të zgjidhin takimin, pasi është provuar dhe më herët se të aktivizuarit nga trajneri janë të aftë e të përgjegjshëm për të mbajtur peshën e ndeshjeve të vështira e aq më shumë, përcaktues në njëfarë mënyre për rrugën drejt titullit.

Poll

Lexo gjithashtu