Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Vora ka harruar “shijen” e fitores, Sefa besimplotë: Kemi cilësi, do të qëndrojmë në Superiore!

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Vora ka harruar “shijen” e fitores, Sefa
Okseold Sefa

Vora nuk njeh fitore në Superiore prej 7 javësh kampionat, pasi e fundit ishte më 15 janar ndaj Partizanit. Të dielën, vorakët do të kërkojnë kthesën në stadiumin e Ballshit përballë Bylisit, në një duel direkt për mbijetesë.

Në prag të kësaj sfide, në një prononcim të dhënë për “Newsport.al”, mesfushori i Vorës, Okseold Sefa është shfaqur mjaft optimist. Sipas tij, edhe pse pikët maksimale kanë munguar në ndeshjet e fundit, skuadra ka zhvilluar paraqitje pozitive.

Ndër të tjera, Sefa shton se momenti “po” për Vorën do të vijë shumë shpejt, teksa thekson se skuadra me kualitetin dhe cilësinë që ka në organikë, do ia dalë që të mbijetojë në elitë, pra Superiore.   

“Bylisi? Është një ndeshje direkte me një rival. Sigurisht që shpresojmë të marrim maksimumin nga kjo ndeshje, pasi jemi në një fazë që po ndihet shumë presioni i pikëve. Ky presion nuk ndihet vetëm në këtë ndeshje, por të gjitha ndeshjet pasardhëse do të jenë si finale për ne. Është e vërtetë që nuk kemi fituar që prej mesit të janarit, që prej asaj fitoreje me Partizanin. Megjithatë, unë mendoj se fati ka qenë kundër nesh, ose më saktë nuk kemi pasur fatin me vete.

Kemi zhvilluar ndeshje të mira dhe besoj shumë se do të rikthehemi te fitorja shumë shpejt. Mbijetesa? Atmosfera në grup është mjaft pozitive, gjithmonë kështu ka qene dhe jam i bindur që do të vazhdojë të jetë e tillë. Nuk kemi frikë, kemi besim tek ky grup, pasi ka cilësi dhe kualitet. Me këto të dyja, mendoj se do ja dalim që të mbijetojmë në Superiore”, tha Sefa.  

Poll

Lexo gjithashtu