Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Teuta e Edlir Tetovës i fut “tmerrin” rivalëve, transferon mesfushorin shqiptar nga Anglia

Shkruar nga Saimir MBËRSI
EKSKLUZIVE/ Teuta e Edlir Tetovës i fut “tmerrin”
Edlir Tetova

Newsport.al” mëson se klubi i Teutës ka arritur marrëveshjen me mesfushorin Geraldo Bajrami. 26-vjeçari shqiptar e mbylli sezonin 2025-2026 te Burton Albion në League One (liga e 3-të për nga rëndësia në Angli).

Palët nuk gjetën akordin për vazhdimin e bashkëpunimit, ndërsa ekipi durrsak ka shfrytëzuar situatën për t’u hedhur në “sulm”. Duket se Teuta e ka bindur Bajramin t’i bashkohet bregdetarëve për sezonin 2026-2027.

Fakti që lojtari në fjalë ka dalë nga akademia e Birmingham në Angli, ndërsa së fundmi pjesë e Burton Albion, është tregus i qartë se mesfushori defensiv ka aftësitë, përvojën dhe mentalitetin e duhur për të “transformuar” mesfushën nën “dirigjimin” e trajnerit Edlir Tetova.

Me afrimet në këtë merkato verore, klubi durrsak po dëshmon se do të jetë mes favoritëve për titullin kampion në Superiore. /Saimir MBËRSI/

 

Poll

Lexo gjithashtu