Elbasani
Igor Aleksovski pritet të jetë portieri i ri i ekipit të Elbasanit. Sipas raportimeve nga “infosportmk”, nënkampionët e Superiores janë gati të transferojnë ish-portierin e Flamurtarin.
Igor Aleksovski
Maqedonasi u largua nga “kuqezinjtë” pikërisht në fund të sezonin që lamë pas, ku ndikoi edhe rënia nga elita. Mirëpo, duket se 31-vjeçar i ka thënë “po” ofertës së Elbasanit dhe është gati të veshë fanellën e tyre.
Kujtojmë që me ekipin e Flamurtarit, Igor Aleksovski mori pjesë në 35 ndeshje në kampionat, duke pësuar 43 gola. Ndërsa tani, do të nisë një rrugëtim të ri me “verdheblutë”.
Poll
