Qatip Osmani pritet të jetë trajneri i ri i Laçit. Pas ngjitjes në Superiore, klubi kurbinas është gati që t’ia besojë frerët e ekipit një tekniku që e njeh mjaft mirë futbollin në Shqipëri.
Kjo pasi Osmani në të shkuarën ka drejtuar Vllazninë dhe madje ka bërë mjaft mirë. Ndërsa, siç raportohet së fundmi 56-vjeçari nga Tetova do të nisë një aventurë të re me Laçin.
Kujtojmë se Osmani e ka nisur karrierën e tij si trajner te Shkëndija e Tetovës. Më vonë ka drejtuar ekipe si Renova, Shkupi, Vllaznia, Struga dhe Malisheva. Prej tetorit të vitit 2025 është pa ekip.
Vlen të përmendet se Laçi vjen pas një sezoni perfekt në Kategorinë e Parë. Pikërisht në atë kategori, kurbinasit u shpallën kampionë duke u rikthyer në elitë me meritë të plotë dhe pa asnjë humbje në kampionat.
