David Domgjoni
David Domgjoni nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Hapoel Jerusalem. Mbrojtësi 29-vjeçar dhe klubi izraelit kanë rënë dakord për t’i dhënë fund bashkëpunimit mes tyre vetëm pas një viti.
Është vetë Domgjoni, i cili ka njoftuar largimin me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Lashë gjithçka në fushë për këtë fanellë. Faleminderit Hapoel”, shkruan qendërmbrojtësi.
Kujtojmë se 29-vjeçari u largua nga Partizanit për të luajtur me ekipit izraelit në korrik të vitit 2025. Ndërsa vlen të theksohet se në Shqipëri, Domgjoni është aktivizuar edhe me Tiranën, Kastriotin dhe Laçin.
View this post on Instagram
Poll
