Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Egnatia e “pamëshirshme” ndaj rivalit rumun, “shkëlqen” sulmi te rrogozhinasit! Ekipi i Nevil Dedes gati për Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia e “pamëshirshme” ndaj rivalit rumun,
Egnatia

Skuadra e Egnatias e ka mbyllur fazën përgatitore me fitore bindëse 3 – 1 kundër rivalit rumun të Botosanit, (e luajtur në Bullgari) aty ku shkëlqeu sulmi.

Edhe pse ky takim vlejti në kuadër të miqësores, kampionët e Superiores treguan kualitet dhe saktësinë para portës mike. Golat te rrogozhinasit erdhën nga Bakayoko, Albanese dhe Fernando Medeiros.

Kjo tablo, jep “garanci” për të besuarit e Nevil Dedes në raundin e parë të Champions League, aty ku i pret Petrocub i Moldavisë.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në transfertë, konkretisht më datën 8 korrik, stadiumi “Stadionul Municipal”, ndërsa ajo e kthimit më 15 korrik, “Arena Egnatia”.          

Poll

Lexo gjithashtu