Elbasani
Ka përfunduar miqësorja Deçiç – Elbasani, e fituar pastër dhe thellë 3 – 0 për kuqezinjtë e Tuzit.
Të besuarit e Ivan Gvozdenovic e nisin keq këtë fazë përgatitore në Serbi, aty ku u mbajt edhe ndeshja, konkretisht në zonën malore të Zlatibor.
Pavarësisht kësaj disfate të “hidhur”, për ekipin e Elbasanit dhe trajnerin Gvozdenovic nuk ka asnjë “pasojë”, pasi është thjeshtë “test”, ama që mund të tregojë shumëçka para ndeshjes ndaj BATE Borisov në raundin e parë të Conference League.
Poll
