Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Ka fituar tre tituj kampionë në Superiore! Ish-mbrojtësi i Tiranës dhe Partizanit lë futbollin në moshën 33-vjeçare, nis rrugëtimin e trajnerit

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Ka fituar tre tituj kampionë në Superiore!
Jasir Asani, Eni Imami, Ardit Hila & Egzon Belica

Eni Imami ka vendosur të “varë këpucët në gozhdë”. “Newsport.al” ka mësuar se pasi përfundoi kontrata me klubin e Kukësit, qendërmbrojtësi 33-vjeçar ka vendosur që ta mbyllë me futbollin e luajtur, duke mos pranuar oferta nga klubet e tjera, edhe pse ato nuk mungonin.

Mbrojtësi kryeqytetas mbyll kështu një karrierë mjaft të veçantë dhe interesante, me 3 tituj kampionë të fituar në “Abissnet Superiore”. Imami është shpallur kampion me Dinamon në sezonin 2009/2010, me Kukësin në sezonin 2016/2017 dhe me Tiranën në sezonin 2019/2020.

EKSKLUZIVE/ Ka fituar tre tituj kampionë në Superiore!
Eni Imami

Gjithashtu, 33-vjeçari numëron edhe 3 Kupa të Shqipërisë, me Laçin, Kukësin dhe Vllazninë. Në sezonin 2024/2025, Imami ishte protagonist absolut me Vorën, pasi ndihmoi në titullin e Kategorisë së Parë, ç’ka solli edhe ngjitjen historike në Superiore.

Mirëpo, tashmë ish-mbrojtësi nuk do të largohet nga futbolli. “Newsport.al” raporton se Imami është pajisur me certifikatën UEFA B të trajnerit dhe së shpejti do t’i futet punës për të përfunduar edhe kursin e UEFA A, e më pas do të ketë mundësinë për të ushtruar profesionin e trajnerit.

E përsa i përket karrierës së tij, Imami e ka nisuar te Partizani U17. Më pas, ish-qendërmbrojtësi është aktivizuar për skuadra si Dinamo, Laçi, GC Biaschesi në Zvicër, Teuta, Kukësi, Tirana, Skënderbeu, Vllaznia, Flamurtari, Vora dhe Kukësi.

Poll

Lexo gjithashtu