Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

U largua nga Vllaznia, mesfushori 200 mijë eurosh gati të firmosë me “dështimin” e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
U largua nga Vllaznia, mesfushori 200 mijë eurosh gati të firmosë
Eslit Sala

Eslit Sala u largua nga Vllaznia pak ditë më parë, ndërsa duket se ka vendosur edhe për aventurën e re. Sipas “Futbolli në Shqipëri”, mesfushori 26-vjeçar është shumë pranë kalimit te Flamurtari.

Kështu, mesfushori me tipare difensive pritet të jetë përforcimi i parë për trajnerin Oltijon Kërnaja. Pas 3 sezonesh pozitive në aspektin personal me shkodranët, Sala shihet si i duhuri për organikën nga vlonjatët.

Kujtojmë se para kalimit në Shkodër, 26-vjeçari ka luajtur në Maltë. Ai është aktivizuar me ekipe si Maqabba FC dhe Valleta. Ndërsa sipas “Transfermarkt”, Sala vlen 200 mijë euro.

Përsa i përket klubit të Flamurtarit, këta të fundit mbyllën një sezon të dështuar në Superiore. Vlonjatët ranë në Kategorinë e Parë, aty ku do të militojnë sezonin e ardhshëm.

Poll

Lexo gjithashtu