Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ “Në Durrës shkojmë vetëm për 3 pikët”, Dajan Shehi besimplotë për Vorën: Këtë vit gara është e fortë, ekipet janë të barabarta

Shkruar nga Leonid Bajrami
EKSKLUZIVE/ “Në Durrës shkojmë vetëm për 3
Dajan Shehi

Vora do të rikthehet në fushën e lojës ditën e nesërme për t’u përballur me Teutën në transfertë për javën e tretë të Superiores. Vorakët do të kërkojnë fitoren e dytë në kampionat, ndërsa durrsakët të parën.

Në prag të sfidës së nesërme, Dajan Shehi ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Newsport.al”.

Si është gjendja e ekipit të Vorës përpara sfidës me Teutën?

Shehi: Atmosfera në skuadrën tonë është shumë e mirë. Vijmë nga dy ndeshje të zhvilluara mirë kundër dy skuadrave me emër në futbollin shqiptar, por jemi me këmbë në tokë sepse është vetëm fillimi dhe kemi shumë ndeshje përpara.

Mendoni se do dilni nga “Niko Dovana” me 3 pikë?

Shehi:Në çdo ndeshje, Vora do futet në fushën e lojës për tre pikët si brenda po ashtu edhe jashtë. Nesër në Durrës shkojmë vetëm për fitore.

Pas dy ndeshjeve në Superiore, kë shikoni si liderin e ekipit?

Shehi: Ekipi ynë është ndërtuar me disa lojtarë me eksperiencë, por dhe me shumë djem të talentuaar që do jenë e ardhmja. Në ekipin tonë nuk kemi lider, por vetëm futbollistë që kanë uri për të ecur përpara.

Ju keni luajtur edhe më parë në Superiore, çfarë ndryshon këtë sezon për ju?

Shehi: Në sezonet e mëparshme, diheshin ekipet favorite se kush do të fitonte titullin apo kush shkonte në Europë. Ndërsa këtë vit është një garë e fortë ku ekipet janë të barabarta dhe nuk shoh ndonjë diferencë të madhe”, u shpreh Dajan Shehi në prag të sfidës me Teutën. /Leonid BAJRAMI

Poll

Lexo gjithashtu