
Te Dinamo ka merkato në dalje. Dy futbollistë janë drejt largimit nga “Blutë”. “Newsport.al” ka mësuar se Ardit Toli dhe Jorgo Meksi nuk pritet të vazhdojnë me dinamovitët.
Të dy futbollistëve iu përfundon kontrata në fund të këtij muaji dhe palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin. Në këto kushte në fund të qershorit do të jenë futbollistë të lirë dhe në kërkim të një ekipi të ri për të vazhduar karrierën.
Vlen të theksohet se do të jenë largime me peshë, pasi të dy futbollistët kanë qenë pika kyçe në formacionin e Ilir Dajës. Toli u transferua te Dinamo në shtatorin e kaluar dhe ka luajtur 29 ndeshje, ku ka asistuar në 3 raste.
Ndëkohë Meksi iu bashkua në janar të 2024 dhe ka luajur në 41 ndeshje. Ka shënuar 1 gola dhe ka asistuar në 2 raste.