
Lirim Zalla
Në katër javët e para të Superiores kemi parë paraqitje jo shumë të kënaqshme nga ekipet e kryeqtetit. Dinamo ndodhet në vendin e gjashtë, Partizani i 7-i ndërsa Tirana në fund të tabelës.
I ftuar në emisionin “Skaner” në MCN, Lirim Zalla është shprehur se kryeqyteti është në hall të madh, ndërsa për Vorën ka përdorur epitetin “Hirushja e Superiores”.
“Kryeqyteti është në hall të madh akoma nuk po shprehet. Akoma nuk e ka ndërtuar profilin e duhur për këto skuadra që janë historike në futbollin shqiptar. Pikët janë shumë të rëndësishme tashmë në fillim, duke pasur parasysh dhe formulën. Hirushja e kampionatit është Vora, një ekip që mund Flamurtarin dhe Tiranën”, u shpreh Zalla.
Poll