Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Triumfi në Kupë s’e ndal Vincent Kompany, trajneri i Bayern Munich: Duhet të qëndrojmë të uritur, nëse dikush prej nesh fiton Botërorin...

Shkruar nga NEWSPORT
Triumfi në Kupë s’e ndal Vincent Kompany, trajneri i Bayern
Vincent Kompany

Pas finalës së Kupës së Gjermanisë trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany ka thurur elozhe për lojtarët e tij. Ai u ndal duke folur për lojen e mirë përballë Stuttgart si dhe për mundësitë që një lojtar bavarez të fitojë Botërorin.

“Jam i lumtur për lojtarët dhe thjesht krenar. Ne qëndruam të qetë pas pjesës së parë dhe e përmirësuam paraqitjen. Mënyra si e bënë djemtë ishte e jashtëzakonshme. Ndonjëherë si trajner i kësaj skuadre, thjesht qëndron aty dhe i admiron.

Unë jam këtu për tu kujtuar lojtarëve se duhet të qëndrojnë të uritur. Nëse dikush nga skuadra jonë fiton Kupën e Botës tani, pas tre ditësh kthehet te ne dhe gjithçka fillon nga zero. Kështu mbetemi të suksesshëm’’, u shpreh Kompany.

Poll

Lexo gjithashtu