Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Një "bishë" për të bindur Max Allegrin të qëndrojë, Milani gati të formojë mesfushën "e frikshme" të sezonit

Shkruar nga NEWSPORT
Një "bishë" për të bindur Max Allegrin të
Leon Goretzka

Milan ka intensifikuar bisedimet për të siguruar shërbimet e Leon Goretzkës. Mesfushori i cili mbylli kapitullin me Bayern Munich në Gjermani, është i gatshëm të hedhë një tjetër hap të madh, këtë herë me destinacion Italinë.

Madje, për ta bërë fakt “të kryer” firmën e tij, gazetari Nicolo Schira raporton se drejtuesit e klubit do të mbajnë një takim me agjentët e lojtarit javën e ardhshme, ku në dispozicion vlen një kontratë 3 vjeçare me opsionin për ta zgjatur një vit më shumë, ku Goretzka do të përfitojë 5 milionë euro dhe një bonus “luksi” në momentin e nënshkrimit.

31-vjeçari është një kërkesë e trajnerit Max Allegri, i cili beson se me gjermanin në mesfushë, shto këtu dhe Rabiot e në rastin më të mirë të një rinovimi nga Luka Modric, do të formonte një “kordon” të rrezikshëm në sezonin e ardhshëm.

Poll

Lexo gjithashtu