Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Egnatia kampione për të dytën herë radhazi, presidenti Duka: Dëshiroj një përfaqësim dinjitoz nga ekipet në kupat e Europës

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia kampione për të dytën herë radhazi, presidenti Duka:
Armand Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka uruar në rrjetet e tij sociale Egnatian për fitimin e titullit të dytë radhazi kampion. Rrogozhinasit arritën të mposhtnin mbrëmjen e sotme Vllazninë me shifrat 4-0.

“Urime ekipit të Egnatias për fitimin e titullit kampion në Abissnet Superiore!

Një sezon fantastik, me beteja të shumta deri në momentet e fundit në kampionatin e rregullt dhe i mbyllur me një finale me emocione në "Arenën Kombëtare".

Përgëzime për fituesit dhe për të gjitha ekipet garuese, duke nisur nga Vllaznia finaliste e deri tek ekipi i fundit që garoi në Abissnet Superiore për të arritur objektivat e veta.

Urime lojtarëve të Egnatias, stafit teknik, drejtuesve dhe tifozëve që ndoqën dhe mbështetën skuadrën e tyre në këtë rrugëtim të përmbyllur me trofe.

Dëshiroj shumë një përfaqësim sa më dinjitoz të ekipeve tona në kupat e Europës në vazhdim, që do të ishte edhe shpërblimi më i madh për punën e bërë gjatë gjithë sezonit futbollistik..”, u shpreh Duka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga