Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Egnatia dhe Dinamo prej javësh në “krizë”, ndaj Flamurtarit dhe Tiranës luajnë për “autokritikë”

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia dhe Dinamo prej javësh në “krizë”, ndaj
Egnatia-Dinamo

Egnatia dhe Dinamo kanë humbur shumë “terren” javët e fundit. Kjo pasi ekipet nuk ia kanë dalë dot të sigurojën rezultatet pozitive, duke bërë që të shkëputen nga kreu.

Prej 5 ndeshjesh kampionët aktualë dhe dinamovitët kanë vetëm 1 fitore, 2 barazime dhe po kaq humbje. Në total vetëm 5 pikë në 5 ndeshje kanë futur ekipet në një “krizë”, ku kërkohet menjëherë reagimi që në sfidat e ardhshme.

Aktualisht ekipi i Edlir Tetovës ndodhet 4 pikë larg Vllaznisë kryesuese, ndërsa “djemtë” e Ilir Dajës janë plot 8 të tilla. Duelet e ardhshme të tyre do të jenë shumë delikate, ku kërkohet të bëjnë “autokritikën” dhe të rikthehen te rezultatet pozitive.

Siç dihet në kuadër të javës së 23-të të kampionatit Egnatia do të luajë në transfertë ndaj Flamurtarit ditën e sotme në orën 19:00, ndërsa ditën e nesërme Dinamo sfidon Tiranën në “Selman Stërmasi” në orën 13:30.  

Poll

Lexo gjithashtu